18.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ndeshja finale e Conference League/ Veliaj: “Jemi pjesë e një ekonomie globale, për rezervimin e dhomave të fundit çmimi rritet”

Në datën 25 Maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të luhet ndeshja finale e Conference League. Lidhur me organizimin e finales, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sqaroi se nuk ka asnjë spekulim me çmimet e hoteleve në kryeqytet, përndryshe nga ç’është përfolur nga disa portale mediatike ditët e fundit. Veliaj u ka kërkuar mediave të mos i bëjnë reklamë të shëmtuar Shqipërisë.

“Dëgjova një të fundit kur thanë se “të gjithë ata që merren me hotele në Shqipëri janë spekulantë, shiko sa kanë vajtur çmimet për ndeshjen”. Por, e dini çfarë? Çmimet për një ndeshje të tillë do të shkonin po kaq kudo ku ajo të luhej. Pra, të njëjtët njerëz që para pak ditësh përhapnin panik se finalja do të luhej në një shtet tjetër dhe i gëzoheshin këtij “dështimi” të Shqipërisë, sot vajtojnë për çmimet në hotelet tona. Por, çmimet nuk i rrisin hotelet sepse në momentin kur ti futesh në aplikacione si Booking, Expedia apo Edreams, çmimi ndryshon në bazë të një algoritmi. Vërtet biletat e avionit fillojnë me 19 euro nëse e rezervoni të parët, por shkojnë 100 euro e deri në 300 euro nëse e lini për në orën e fundit.

Për rezervimin e dhomave të fundit çmimi rritet. Ndaj, ju lutem të gjithë atyre që kanë portale, memexhinjve, të gjithë atyre që vënë gjoba, që i shërbejnë një klienti politik, apo të biznesit, mos e shani Shqipërinë, mos i shani zanatet, mos i shani çunat dhe gocat që punojnë në turizëm, mos i shani ata që punojnë me sakrificë. Jemi pjesë e një ekonomie globale, punohet me një algoritëm të kompanive ndërkombëtare, të cilat gjithashtu prodhojnë këto lloj çmimesh kur kanë mbetur dhomat e fundit,” u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë tha se jo vetëm bizneset, por edhe shumë qytetarë janë bërë pjesë e sistemit global për shërbime hotelerie, duke liruar edhe hapësirat e shtëpive të tyre.

“Ajo që shoh që po ndodh në Tiranë është që shumë vetë kanë future shtëpitë e tyre në një tjetër rrjet global të AirB&B. Pra, edhe ata që ndoshta nuk janë profesionistë të turizmit, po i adaptojnë hapësirat e tyre për të ofruar në shërbime të kësaj natyre dhe për të prodhuar më shumë ekonomi për vendin,” tha Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...