10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Lituania miraton rezolutën që e shpall Rusinë “një shtet terrorist”/ “Kemi prova të qarta se është kryer gjenocid”

Ligjvënësit lituanez kanë miratuar njëzëri një rezolutë që e shpall Rusinë “një shtet terrorist” dhe e quan pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Moska “gjenocid kundër popullit ukrainas”.

Në rezolutë, Parlamenti i Lituanisë, njohu agresionin e armatosur në shkallë të plotë, pra luftën kundër Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe udhëheqja e saj politike dhe ushtarake, si gjenocid kundër popullit ukrainas.

E miratuar unanimisht, rezoluta akuzon forcat ushtarake ruse për shënjestrim të qëllimshëm dhe sistematik të objektivave civile, duke e shpallur Rusinë një shtet që mbështet dhe kryen terrorizmin.

Rezoluta u bën thirrje Kombeve të Bashkuara, Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të NATO-s, parlamenteve dhe qeverive të huaja që të njohin dhe ndjekin penalisht gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga Federata Ruse.

Muajin e kaluar, ligjvënësit në dy shtete të tjera baltike, Estoni dhe Letoni, miratuan gjithashtu rezoluta që akuzonin Rusinë për gjenocid kundër popullit ukrainas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...

Arrestohen dy shtetas në Gjirokastër, kapen 34 kg kanabis të fshehur për trafik drejt...

0
Dy shtetas, Eduart Mema dhe Edison Sinani, janë arrestuar pasi tentuan të trafikonin 34 kilogramë kanabis drejt Greqisë. Sipas policisë, droga ishte fshehur në shasinë...

Trafikuan 4 tonë dr*gë në Itali, GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nazer Seitin

0
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dënimet për anëtarët e grupit Habilaj, të përfshirë në akuzat për trafik droge...