6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“Naftë për patronazhistët por jo për fermerët”, protestojnë qytetarët në Vaun e Dejës

Fermerët e zonës së Melgushës në Bashkinë Vau i Dejës kanë dalë në protestë për rritjen e çmimit të naftës.

Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim.

Ata hedhin akuza ndaj qeverisë dhe pretendojnë se naftën e kanë përfituar të tjerë në bazë të preferencave politike.

I pranishëm në këtë protestë është edhe deputeti i PD, Zef Hila.

Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën, ndërkohë që në zonë ka prani edhe të forcave policore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT