32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Berisha reagon për vizitën e Ramës në Ukrainë:”Rama ka frikë nga qëndrimi i dyfishtë që ka për agresionin Rus”

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën që kryeministri Edi Rama po kryen sot në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Berisha shprehet se politika e jashtme e Ramës është me dy fytyra, ku në njërën anë shpreh solidaritetin me Ukrainën, dhe nga ana tjetër vazhdon që të pranojë rusët me viza turistike në Shqipëri.

Berisha shkruan dhe mbi mungesën e dy ministrave të mbrojtjes dhe të jashtme, që janë përjashtuar sipas tij nga kjo vizitë nga vetë Rama.

Kreu i PD, z. Sali Berisha: Pse Rama perjashtoi nga udhetimi ne Ukraine, Peleshin e mbrojtjes dhe Xhaçken e te jashtmes!

Te dashur miq, Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.

Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.

Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines.

Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...