31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Deputetja ukrainase: “Gjermania po bën një gabim të rëndë duke mos i ofruar Ukrainës armatim të rëndë”

Deputetja ukrainase Ivanna Klympush-Tsintzadze ka deklaruar se Gjermania po bën një gabim të rëndë duke mos i ofruar Ukrainës armatim të rëndë në luftën kundër rusëve.

Klympush-Tsintzadze, e cila është kryetare e komitetit parlamentar për integrimin e Ukrainës në BE, mirëpriti liderët e BE-së që mbështesin statusin e kandidatit për Ukrainën, ajo i bëri thirrje vendeve evropiane të ndihmojnë në aspektin humanitar dhe me armatime. “Ai vendim … nuk duhet të anashkalojë nevojat e tjera të vendit tonë” tha ajo, duke bërë thirrje për armatim. “Fatkeqësisht, ne nuk po marrim mjaftueshëm nga ato shtete”

Ajo specifikoi Gjermaninë duke thënë se ajo ‘ka dhënë armatim më të pakët’.

“Ne e kuptojmë se ky ishte tashmë një ndryshim i madh në politikën e tyre. Por deri tani armatimet e rënda nuk vijnë realisht nga ai vend. Dhe unë mendoj se është një gabim i madh i Gjermanisë, duke u përpjekur t’i shtyjë ato vendime”

Klympush-Tsintzadze shtoi se vizita e kancelarit Olaf Scholz në Kiev do ta bindë atë të ofrojë më shumë ndihmë, tani që ai dhe liderët e tjerë “në fakt kanë parë rrënojat dhe shkatërrimet që rusët kanë sjellë në tokën tonë pranë Kievit me sytë e tyre. Ndoshta kjo mund të ndryshojë gatishmërinë e tyre për të marrë vendime për ta na ofruar armatim shtesë”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...