Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se shumë shpejt rusët do ta kuptojnë se ushtarët e tyre të rinj po vdesin për ambiciet e presidentit rus Vladimir Putin.
Ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda po merrte pjesë në funeralin e një aktivisti të njohur 24-vjeçar kundër korrupsionit kur i bëni komentet për BBC.
Ushtari vullnetar Roman Ratushny u vra në Izyum, në rajonin e Kharkiv, më 9 qershor.
Kryebashkiaku Klitschko, i cili fitoi fansa anembanë botës gjatë karrierës së tij të gjatë, tha se lideri rus po shkatërronte miliona jetë si në Ukrainë ashtu edhe në vendin e tij.
“Kjo është gjithashtu një tragjedi për rusët dhe për Federatën Ruse. Njerëzit nuk e kuptojnë këtë tani, por jam i sigurt se do ta kuptojnë shumë shpejt realitetin. Rusët vdesin, për çfarë? Për ambicien e Putinit?” tha kryebashkiaku.
Vitali Klitschko tha se fakti që aleatët perëndimorë që tregojnë solidaritet me Ukrainën është çelës për paqen dhe lirinë në Evropë.