23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Festa e Grurit në Fier/ Balla: “Fermerët të bëhen bashkë dhe të mos bien pre e abuzimeve të blerësve”

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashi dhe deputetë e qarkut morën pjesë në Festën e Grurit në Pojan, festë e cila tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme për zonën e Myzeqesë.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se ky vit ka prodhim më të lartë se një vit me pare si dhe u bëri thirrje fermerëve që të bëhen bashkë dhe të mos bien pre e abuzimeve të blerësve.

“Ky vit ka qenë i mbarë për të mbjellat e grurit dhe ka pasur prodhim më të lartë se një vit me pare dhe këtë vit çmimi i grurit do të jetë mbi 50 lekë, që do të thotë që është një çmim dyfish më i lartë se viti i kaluar dhe unë besoj që i gjithë prodhimi i grurit vendas jo vetëm që do të shitet, por do shitet me një çmim më të lartë. E rëndësishme është që të gjithë fermerët të bëhen bashkë dhe të mos bien pre e abuzimeve të blerësve. Prej 30 vitesh jemi në ekonomi tregu dhe në kushtet që në tregun global ka një rritje të madhe të drithërave besoj që nën këtë çmim asnjë prej fermerëve nuk do të jetë me humbje”, deklaroi Balla.

opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...