Njoftimi:
Me cilësinë e Kryetarit të Dhomës së Avokatëve Fier, sqaroj kolegët dhe qytetarët brenda juridiksionit të Dhomës :
Disa Dhoma Vendore(2 nga 13 të tilla), me vendime lokale, kanë vendosur të vazhdojnë bojkotin e seancave gjyqësore, edhe pse KD vendosi përfundimin e bojkotit në dt.17.06.2022.
Sigurisht për interesa të tyre lokale !
Nuk komentoj vendimet e tyre, të mira ose të gabuara, pasojat ose frytet do ti vjelin vetë ata, por sakohë u dashka që të mendojmë lokalisht, Dhoma Fier nuk do i shërbej askujt veç vetes .
Në këto kushte, sa i përket Dhomës Vendore Fier, unë si Kryetar i saj, bazuar në të drejtën që më njeh neni 36/1 i Statutit të DHASH, kam shprehur qëndrimin tim PRO PËRFUNDIMIT TË BOJKOTIT .
Sigurisht pas një analize, si më poshtë :
– Dhoma Vendore Fier, nuk kishte Gjykatë
Administrative dhe smund ta ketë pasi mungon
infrastruktura, nuk ka objekt të destinuar.
Mundësia që gjykata Administrative të
transferohet nga Vlora në Lushnje, nuk e dëmton
Dhomën Fier, përkundrazi, pasi Lushnja do jetë
“Rrethi Gjyqësor Fier” .
– Dhoma Vendore Fier dhe avokatët e saj mund të
fitojnë aksesin dhe dhënien e shërbimit te mbi
200.000 qytetar të tjerë pasi Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Lushnje nuk do të ekzistoj më.
Për rrjedhoj këta qytetar do e marrin shërbimin
vetëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me seli
në FIER .
– Dhoma Vendore Fier, nuk kishte Gjykatë Apeli dhe
nuk mund ta ketë pasi mungon infrastruktura, nuk
ka objekt të destinuar.
Mungesën e infrastrukturës nuk e zgjidhë Dhoma Vendore por KLGJ, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Fier.
Sa kohë këto institucione nuk shqetësohen për këto mungesa, nuk është detyrë e Dhomës të ushtroj presion e as ti siguroj.
Ata janë votuar për interesat e qytetarve, unë për interesat e avokatëve, e për më tepër nuk bëhem patericë e asnjë partie apo hegjemonie të ndonjë rrethi tjetër gjyqësor.
Të nderuar koleg të Dhomës, për 4 ditë përveç klientëve tanë, që na mirëkuptuan(nga halli), qytetarët në masë treguan mospërfillje totale për problemet e ngritura nga avokatët.
Nëse ata nuk e paskan problem faktin se gjyqësori po ju largohet, avokatët s’kanë pse ta kenë problem sa kohë “nuk paguajnë për shërbimet e avokatit” .
Të Hënën avokatët e Dhomës Fier janë në shërbim të klientëve të cilët kanë paguar dhe nuk duhet t’ju zvarriten proceset edhe për shkakun tonë.
Av.Ermal HAMATAJ .
Edhe Elbasani i bashkohet Fierit për të ndërprerë bojkotin.
“Dhoma e avokatisë në Elbasan nga sot vijon proceset normalisht, pasi ditën e premte në datë 17 nga një mbledhje kemi diskutuar gjerësisht situatën në lidhje me proceset gjyqësore që ndiqen në republikën e shqipërisë vendosëm që deri në datën 17 bojkoti i seancave u ndërpre. Në varësi të procesit në komisionin e ligjeve dhe në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për hartën e re gjyqëosre, ne do të mbajmë qëndrimin tonë në mbështetje të dhomës së avokatisë kombëtare. Bojkoti ishte njoftuar nga data 14 deri më 17 qershor. Shumë rrethe të vendit kanë marrë vendimet të vazhdojnë bojkotin pasi kanë marrë iniciativën si dhomë vendore jo si dhomë kombëtare të avokatisë, ata kanë interesat e veta dhe pikëpyetjet e veta. Me unanimitet ne vendosëm që të ndërpresim bojkotin si dhomë kombëtare por dhomat lokale të avokatëve nuk i ndalon kush që të bëjnë bojkotet e tyre” tha avokati në Elbasan.