10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama nuk na ndan”/ Rama: “Nëse s’bien dakord do të thotë që jemi në rregull”

Kosova e ka shprehur qëndrimin e saj se është kundër Ballkanit të Hapur, ndaj ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë samit të zhvilluar mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se nuk është problem që nuk bie dakord me Albin Kurtin për pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur.

“Jam shumë i lumtur për cdo investim të huaj që vjen në Shqipëri, por ne kemi nevojë për kampionët tanë, që janë ata që bëjnë sipërmarrje në Shqipëri, Kosovë e kudoqoftë dhe që përfaqësojnë ambicien e sipërmarrësve shqiparë. Unë takohem me bizneset e Kosovës në Kosovë apo Shqipëri, por kjo nuk ka të bëjë me marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës dhe nuk duhet të përfshihet ëktu asnjë spekulim, sepse nuk është i vërtetë. Spekulime mund të bëni, se ju jetoni me to, por e vërteta është se ne jemi shumë pozitivë në raport me Kosovën, me marrëdhëniet, dhe nuk ka asnjë diskutim se për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe për Kosovën, ne nuk jemi dy. 

 

 

“E vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama nuk na ndan. Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme ky nuk është sekret, por këto këndvështrime të ndryshme nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale të ecim përpara.
Porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë që ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë dhe me Kosovën.

Do ishte çudi sikur unë me Albinin do duhet të binim dakord për çdo gjë, fakti që nuk biem dakord për çdo gjë tregon që jemi në rregull. Kur vjen puna për Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit janë çështje të natyrës konceptuale”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...