25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Për ju jam vllau i Vuçiq”/ Rama: “Me Albinin kemi një marrëdhënie shumë miqësore, më leni të rri vëllai i të dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen”

Kryeministri Edi Rama u pyet sot në Prishtinë për raportin me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Duke iu drejtuar kritikëve të Kosovës, Rama tha se “për ta ai është vllau i Vuqiqit”, ndërsa shtoi më tej se marrëdhënia që ka me Albin Kurtin është tepër miqësore.

“Për të ardhur tek pro serbizmi im, unë jam vëllau i Vuiqiqit…ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllau i tij.

Por përtej kësaj, këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm.

E na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës që jo pa arsye është më e prapambetura historikisht ë një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Unë nuk hyj në administrimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk hyj në çështjen e administrimit të dialogut Serbi-Kosovë, është çështje ekskluzive e atyre që Kosova ka zgjedhur, si kundër nuk besoj që qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve të Kosovës, gjithë rajonit, tha Rama.

Ndërkohë për raportet me kryeministrin Albin Kurti, Rama tha se “ne kemi një marrëdhënie të kahershme që është shumë miqësore e do jetë e tillë gjithmonë”.

Në këtë pikë ne jemi të qetë dhe këtë e tregon fakti që po të jeni kur ne jemi bashkë e të shikoni volumin e qeshjeve dhe auto ironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni e do thoni që ky nuk qenka vëllai i Vuqiqit, ky qenka vëllau i Albinit. Më leni të rri vëllai i të dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...