33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ekzekutoi mafiozin në Mal të Zi, gjenden gjurmët e gishtave nga përplasja e tij me një taksi

Pasi qëlloi tetë herë në drejtim të Milic Minja Shakoviç të Podgoricës, vrasësi, duke u larguar nga rrugët e Budvës, la gjurmët e gishtave në një taksi me të cilën u përplas jo shumë larg vendit të krimit.

“Vijesti” raporton se policia ka marrë gjurmët e gishtërinjve dhe burime nga policia kanë thënë se është gjetur profili i ADN-së së vrasësit, i cili do të krahasohet me bazat e policisë kombëtare dhe lokale.

Shakoviç, një pjesëtar i lartë i klanit Skaljar u vra më 17 qershor rreth orës 23:30 në restorantin Korkovado në Budva.

Vrasësi iu afrua teksa ishte duke darkuar me miqtë dhe qëlloi të paktën tetë herë në drejtim të tij nga pas. Shakoviç u qëllua me tre plumba në kokë dhe kur ka rënë në trotuar, vrasësi e ka gjuajtur edhe dy herë në drejtim të tij nga një distancë prej gjysmë metri, madje edhe tre herë të tjera.

I veshur me xhinse, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, atlete të zeza me lidhëse të bardha dhe një kpele të bardhë në kokë, sulmuesi iku në hotelin “Mogren” dhe më pas në një shteg të ngushtë për në Gospoština.

Dyshohet se pikërisht në atë pjesë është përplasur nga një shofer taksie teksa po vraponte në rrugë.

Përveç krahasimit të shenjave të gishtërinjve dhe profileve të ADN-së, inspektorët shqyrtuan pamjet e vëzhgimit duke u përpjekur të kapnin lëvizjet e vrasësit dhe të zbulonin nëse ai kishte bashkëpunëtorë dhe kush mund ta priste pas krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...