33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Meta për administrimin e Butrintit, ‘duhet një reflektim urgjent për një çështje të një rëndësie kaq të madhe kombëtare’

Presidenti Ilir Meta ka dal sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur për Administrim i Butrintit. Kreu i Shtetit ka thënë se përgjegjësia e Trashëgimisë kulturore, nuk mund të kalojë tek OJF po ngelet përgjegjësi e Shtetit.

I pyetur nga gazetarët për ndonjë plan se si do të veprojë pas 24 korrikut në rast se mazhoranca socialiste nuk reagon për ligjin e kthyer nga Presidenca për Butrintin, Meta u shpreh se duhet një reflektim urgjent për një çështje të një rëndësie kaq të madhe kombëtare.

Pyetja: Nëse mazhoranca nuk merren parasysh ligjin që e keni kthyer për Butrintin, ju keni “plan” apo ndonjë një akt politik – juridik që mund ta ndërmerrni pas 24 korrikut?

“Qëndrimet e Presidentit Ilir Meta kanë qenë të qarta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe teatrit. Relacioni është solid dhe i mirë argumentuar dhe dëshiroj që Kuvendi t’i hapë mirë sytë dhe nuk kam arsye të paragjykoj vendimmarrjen e tyre”, u shpreh fillimisht Meta.

Pyetja: Kur mazhoranca ju ka injoruar në ligjet e tjera, pse sot të bën që të mendosh ndryshe?

“Nuk kam shprehur optimizëm nga ana e mazhorancës socialiste por apeloj për një cështje kaq të një rëndësie kaq të madhe historike do të ketë një reflektim urgjent”, përfundoi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...