29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Meta ktheu ligjin për menaxhimin e Butrintit/ Ina Zhupa: “Butrinti lidhet me identitetin kombëtar, Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer lligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

Në një konferencë për mediat, Zhupa ka theksuar të gjitha problematikat e ngritura dhe nga Kreu i Shtetit në lidhje me këtë ligj dhe dhënien me konçension të parkut.

Sipas saj, ky ligj është një cenim i identitetit tonë kombëtar. Ajo gjithashtu shprehet se do të jetë një nga deputetet nismëtare të Komisionit të Posaçëm Parlamentar që ka kërkuar dhe Presidenti Meta.

“Kam marrë nga përfaqësues të PS-së si Petro Koçi, që ata do bojkotonin çdo seancë dëgjimore me ekspertë dhe sutduies. Konçensioni i Butrintit bie ndesh me rezolutën e Parlamentit Europian. Qeveria duhet të përmbushë konsultimet. Butrinti lidhet me identitetin kombëtar, Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj. Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet të jetë mbyllja e çështjes së menaxhimit të Butrintit. Nëse kolegët socialist, duhet të votojnë dekretimin për rrëzimin e këtij ligji. Duhet të hapet një diskutim dhe një formë e re menaxhimi. Nuk duhet të përjashtojë privation, pra të përfshihet  në formën e një donatori. Sugjerohet që kjo iniciativë të diskutohet bashkë me dekretin e Presidentit. Do jem një nga deputetet nismëtare për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, për të diskutuar menaxhimin e Parkut të Butrintit”, tha Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...