25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Ministri serb: “Serbia është në anën më të mirë të historisë, e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç”

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, ka marrë një përgjigje  nga Serbia pas deklaratës së kjo e fundit duhet të vendosë në anën e kujt do të qëndrojë të BE apo Rusisë.

Një reagim ka ardhur nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandër Vulin, i cili është shprehur se Serbia udhëhiqet nga shtetari i fundit i lirë u Europës Aleksandër Vuçiç.

“Serbia gjatë gjithë historisë së saj ka qenë objekt i shantazheve dhe ultimatumeve të shumta. Pyetja ka qenë gjithmonë në anën e kujt jemi. Serbia është në anën e saj, Serbia është në anën më të mirë të historisë me të cilën njerëzit e zonjës von der Layen dhe shumica e popujve që përbëjnë Bashkimin Europian nuk mund të mburren. Serbia e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç, është në anën e saj. Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kuptojmë se integriteti territorial i Ukrainës është i shenjtë, dhe integriteti i Serbisë jo. Ultimatumi fillon me një kusht dhe vazhdon me një tjetër. Le të vendosim sanksione ndaj Rusisë, le të njohim të ashtuquajturën Kosovë, le të lëmë Republikën Srpska, të jemi pjesë e saj dhe kur t’i përmbushim të gjitha këto, ja ku është në vitin 2033 dhe ndoshta do të jemi më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nëse Aleksandër Vuçiç do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe të njihte Kosovën, do të kishin harruar marrëzitë që përsërisin në media për diktaturën, mungesën e sundimit të ligjit dhe gënjeshtra të ngjashme. Deri në fillimin e konfliktit në Ukrainë, Bashkimi Evropian foli për Kievin “Një nga vendet më të korruptuara në Evropë, dhe tani i shpall ata një vend kandidat. Lërini serbët të vendosin vetë dhe mos i kërcënoni me forcë, ju mund të merrni një përgjigje që nuk do t’ju pëlqejë,” ka thënë ministri Aleksandar Vulin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...