25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Qeveria gjermane publikon për herë të parë armët e dërguara në Ukrainë

Në kuadër të luftës në Ukrainë, Gjermania e ka furnizuar këtë vend me armatime të ndryshme. Pas SHBA edhe Gjermania ka publikuar sot listën e armëve të dërguara dhe që do të dërgojë në Ukrainë.

Obus vetëlëvizës i ushtrisë gjermane 2000

Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një listë të dërgesave të armëve në Ukrainë.

Në të pasqyrohen të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake që tashmë i janë dorëzuar Ukrainës dhe janë planifikuar për dorëzim.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për armë nga stoqet e Forcave të Armatosura Gjermane dhe dërgesa nga industria gjermane e armatimeve. Lista përditësohet rregullisht.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit tha në Berlin se me këtë publikim, Gjermania ndjek praktikën e aleatëve më të afërt, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër armët e dorëzuara deri tani janë 3000 predha topash të lehtë kundërtank, 100.000 granata dore, 500 raketa kundërajrore Stinger, 100 mitralozë dhe 16 milionë fishekë. Përveç kësaj, ka shumë pajisje si 23.000 helmeta luftarake, 14.900 mina antitank, mjete motorike, 1.200 shtretër spitalorë  dhe katër pajisje elektronike anti-dronë dhe një spital fushor.

Pothuajse katër muaj pas fillimit të luftës, nga Gjermania mbërriti në Ukrainë edhe artileria e parë e rëndë,sipas burimeve ukrainase. Ambasadori ukrainas Andrij Melnyk konfirmoi për agjencinë gjermane të shtypit se armët moderne kanë mbërritur në Ukrainë.

Ukraina raportoi se ndërkohë kishte marrë obusët vetëlëvizës 2000. “Më në fund obusi 155 milimetrash është pjesë e arsenalit të  të artilerisë ukrainase”, shkroi të martën në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksij Resnikow. Ai falënderoi Ministren e Mbrojtjes Christine Lambrecht (SPD) “për të gjitha përpjekjet” e bëra për të mbështetur Ukrainën.

Qeveria gjermane ka në plan ta furnizojë Ukrainën, ndër të tjera edhe me 30 tanke anti-ajrore Gepard dhe një sistem të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM si dhe tre raketahedhës të shumëfishtë./DW

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...