27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Inxhinierët kundër projektligjit të propozuar nga deputetja Bozo: “Përfaqësia nuk është e përbërë nga grup inxhinierësh”

Nisma e deputetes socialiste, Luljeta Bozo ka shkaktuar debate në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku të ftuar ishin grupet e interesit. Inxhinieria elektrike Dëshira Mena kërkoi nga ky komision që të mos e kalojnë pr/ligjin, pasi ai nuk i përfaqëson ata.

Sipas inxhinierëve, me miratimin e këtij projektligji, një vit më pas ata rrezikojnë të humbasin licencat. Inxhinierja Dëshira Mena ka sqaruar arsyet se përse nuk janë dakord me miratimin e këtij projektligji, duke thënë se nuk ndihen të përfaqësuar.

Në Komision, inxhinieria sulmoi ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që drejtohet nga Belinda Balluku, duke thënë se nuk i ka hapur derën për t’i dëgjuar në lidhje me shqetësimet e tyre. Sipas saj, kjo gjë është shumë dekurajuese.

Po ashtu, inxhinieria kërkoi nga komisioni qe ti vihen ne dispozicion dokumentet e ministrive, te cilat kane thene se e kane marre aprovimin për këtë nisme.

“Kemi pasur një sjellje shumë arrogante dhe mospërfillëse nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministria nga ana e vet jo vetëm që s’na mori në konsideratë, por vazhdoi me etapat duke i dhënë nismën deputetes që për ne ky projektligj është në rregull për ne. Duam materialin shoqërues dhe përcjellës që keni marrë nga ministritë. Vini dorën në zemër, gjykoni me transparencë dhe vendosini si është e vërteta.

Për ne jeni njësoj, jeni ata që keni fatin tonë në dorë, ju lutem thoni jo këtij projektligji dhe inxhinierët do t’u jenë mirënjohës gjithmonë. Ky projektligj nuk na përfaqëson ky projektligj. Pse? Mënyra si është ndërtuar nga grupi nismëtar nga 11 shoqatash, i japin vetes të drejtën të marrim përsipër të gjithë aktivitetin e shkëputjes së ligjit mbi profesionin e inxhinierit nga organet shtetërore në duar te këtij grupi. Që këtu kuptohet që përfaqësia nuk është e përbërë nga grup inxhinierësh, pra ne nuk jemi aty!

 

 

Në këtë kuadër unë doja që të na vinit në dispozicion letrën që keni marrë nga ministria e Energjisë, Drejtësisë, Financave dhe Turizmit siç tha zonja deputete që ne e kemi marrë si konfirmim. Pra pr.ligji është shqyrtuar dhe ju keni marrë OK, a mund ta kemi edhe ne këtë në dispozicion.

Nëse ministria ka dhënë OK, ministria do ta kishte vazhduar vetë iniciativën, por mori një lum ankesash nga inxhinierët dhe u tërhoq. Nuk besoj se është një kërkesë e tepërt kjo. Besoj që duhet ta na vihet në dispozicionin”, u shpreh inxhinieria.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...