27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Një ditë para protestës, Berisha mesazh të drejtpërdrejtë Ramës:’I ke ditët e numëruara’

Një ditë para protestës së paralajmëruar të “7 korrikut”, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht që të largojnë Edi Ramën nga pushteti.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha kishte një kërkesë të veçantë për qytetarët pasivë të cilët sipas tij duhet të heqin frazën “Ç’më duhet mua” por të dalin në shesh për të shpëtuar Shqipërinë e cila sipas tij është në rrezik.

“Kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet asnjë ditë të vetme, shqiptarët janë njohur për vjedhjen e parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile. Njerëz që u kanë vjedhur karta e identitetit dhe njerëz që skano lidhje por kanë vetëm një fat. Mafia qeveritare e djegësave ka vendosur për të përdorur për të vjedhur 60 milionë euro ndërsa qytetarëve që përballen me rritje çmimesh nuk u kompensohet një qindarkë e vetme. Qindra miliona euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve, nuk u kthye asnjë qindarkë ke qytetarët por u nda me pushtetarët dhe oligarkët e tyre. Edi Rama nuk njeh kufi me vjedhjet në kabinetin e tij. Çon ushtarët e tij në aferën e inceneratorëve cdo ditë 80 mijë euro. Kemi të bëjmë me një person dhe qeveri që në mënyrë absolute qytetarët shqiptarët nuk ekzistojnë fare apo ekzistojnë vetëm për tu vjedhur dhe mashtruar këto përgjigje do ti japë protesta nesër dhe në vazhdim. Klima është entuziaste dhe pakënaqësia është e pakufishme dhe të bëjmë gjithçka për të shndërruar këtë protestë si një magnet për shoqërinë e heshture shqiptare. Shoqëria duhet të reagojë dhe të heqë dorë nga pasiviteti duke thënë “c’më duhet mua”, duhet ti themi Ramës se ditët i ke të numëruara”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...