29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vjedhja e parave përmes inceneratorëve/ Berisha: “Qytetarët po përballen me rritje të papërmbajtshme të çmimeve, nuk u kompensohet një qindarkë”

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot të dhënat e reja që kanë dalë për skemën e vjedhjes së parave të buxhetit të shtetit përmes inceneratorëve.

“Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e ID, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje, por vetëm një fat, mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t’i përdorë ata për të vjedhur gjatë kësaj periudhe 60 milionë euro.

Ndërkohë që qytetarëve që përballen me rritje të papërmbajtshme të çmimeve nuk u kompensohet një qindarkë e vetme.

 Në këtë periudhë krize të madhe Edi Rama nuk njeh kufij me vjedhjet e tij dhe me kabinetin e tij,

Çon te Zoto, Mërtiri te ushtarët e vet të hajnisë me aferën e djegsave cdo ditë 80 mijë euro për të treguar karakteri qesharak të procesit të hetimit që zhvillohet sot ndaj kësaj afere.

Pra kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri për të cilin qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë, ekzistojnë vetëm për tu vjedhur, mashtruar e nënshtruar.

Këto përgjigje do i japë protesta nesër dhe në vijim. Klima, entuziasmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme, le të bëjmë gjithcka për të shndërruar protestën e mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare”, tha Beisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...