29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Sekretari i LSI i bashkohet takimit të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë: “Papërgjegjshmëria e rilindjes rëndon mbi qytetarin e thjeshtë”

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ishte i pranishëm në takimin publik të organizuar nga Sali Berisha dhe shoqëria civile nën siglën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

Teksa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 korrikut, Braimllari deklaroi se kjo situatë e rëndë në të cilën ndeshet vendi kërkon bashkimin e të gjitha energjive politike dhe jo politike kundër një regjimi të tillë i cili nuk mendon për qytetarët.

“Protesta e 7 korrikut vjen si rezultat i një thirrje të shoqërisë civile. Kësaj strukture e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka protestuar seriozisht e pakapur nga regjimi monist i rilindjes.

Kjo situatë e rëndë në të cilën ndeshet vendi kërkon bashkimin e të gjitha energjive politike dhe jo politike kundër një regjimi të tillë i cili nuk mendon për qytetarët.

Ka shumë arsye pse duhet të protestojmë më datë 7 korrik. E parë nga çmimet e larta të cilat po vrasin çdo ditë familjet e shqiptarëve. Korrupsioni dhe abuzimi i tmerrshëm me aferën më të madhe korruptive të bërë ndonjë herë në një vend, atë të inceneratorëve të cilën e ka vazhduar ta denoncojë dhe këto ditë kryetarja e LSI.

Rritja e çmimit të karburantit me porosi të oligarkëve të Rames dhe në kurriz të qytetarëve.

Papërgjegjshmëria arroganca e rilindjes rëndon mbi qytetarin e thjeshtë.

Protestojmë për fermerët që po përballen çdo ditë e më shumë me falimentimin për naftëtarët dhe për çdo shtresë të shoqërisë. Unë ju bëj thirrje të marrim pjesë masivisht si një reagim qytetar dhe si një detyrim moral”, u shpreh Braimllari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...