11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Me rrugën e Arbrit sikur u bë një shpikje”/ Xhelal Mziu: “Kjo rrugë mbetet sërish një ëndërr, sepse as gjysma nuk është mbaruar”

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku për ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, deputeti i PD , Xhelal Mziu tha se nuk ka përfunduar as gjysma e rrugës së Arbrit dhe se sipas tij nuk i plotëson standardet.

Mziu ka denoncuar mungesën e punimeve në këtë rrugë, ndërsa u shpreh se ‘Gjoka’ është miku i ministres, duke i kërkuar Ballukut që të futet në websitet e kompanisë dhe shohë çfarë është publikuar për këtë rrugë.

Po ashtu theksoi se pavarësisht mungesës së standardit, rruga po kushtin 5.5 herë më shumë se katër vite më parë.

“19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose të ministrave për fillimin apo mbarimin e punimeve, por rruga ka ngelur rrugëve. Me rrugën e Arbrit sikur u bë një shpikje…Rruga e parë me PPP që do bëhej do të ishte rruga  e Arbrit dhe të ishte hapi i parë i kësaj qeveria me shpikjen e PPP. Kjo rrugë mbetet sërish një ëndërr për dibranët, bulqizakët sepse as gjysma e asaj rrugë nuk është mbaruar…Ajo nuk plotëson edhe kriteret e lidhjes me një qytet”, tha ai duke shtuar: “Rruga jo vetëm që nuk mbaroi brenda afatit por u shty dhe në çdo palë zgjedhje shkonin për të parë punimet…”, theksoi ai, 

“Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre. Kam disa dokumente dhe ashtu si ishte futur thelle ne bodrumet e Gjokës unë u futa në website e Gjokës nga ku doli që rruga e përfunduar dhe tregon edhe asfaltin e hedhur…Ju ministre, unë merrem me Ministrinë sepse duhet të bëjë transparencë…Ju sugjeroj të futeni dhe ta kontrolloni… Në kohën e PD ka kushtuar 70 mln euro gjysma e rrugës…Po çfarë standardi ka kjo rrugë që do të kushtojë 5.5 herë më shumë se katër vite. Është Gjoka miku i ministres, që nga 2018 i është dhënë vlera dhe po kjo vlerë brenda tri vitesh do të likuidohej,”tha Mziu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...