29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Protesta përpara kryeministrisë/ Albana Vokshi: “Ne e ngremë zërin pa pasur frikë nga ky regjim që tenton të na mbyllë gojën”

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi sot në protestën kundër rritjes së çmimeve se PD do të vijë në pushtet me një premtim se ata që kanë vjedhur pasuritë e shqiptarëve nuk do gëzojnë asnjë qindarkë.

Ajo theksoi se 7 korriku është dita e fillimit të rezistencës sonë ndaj së keqes dhe iu bëri një premtim grave e nënave.

“Mijëra njerëz janë mbledhur këtu. Qindra mijëra të tjerë janë me zemër me ne. Ne e ngremë zërin pa pasur frikë nga ky regjim që tenton të na mbyllë gojën. Sot është një ditë e mirë për demokracinë dhe një ditë e keqe për Edi Ramën.

Sot nisim një rrugë vetëm me një drejtim. Për ne nuk ka më kthim mbrapa. Përpara derisa ta largojmë kryeministrin më të keq në tre dekada. Qeveria Rama nuk pyet për Shqipërinë dhe shqiptarët. E hoqi dhe 3- mijë lekëshin e pensionit. Babëzia e tyre nuk pyet për dhjetëra mijëra të rinj që largohen nga vendi. Ne nuk do të dorëzohemi.

Do të ngremë zërin në sheshe dhe në parlament. Ne jemi sot këtu për të bërë edhe një premtim në emër të çdo nëne që fëmijët i ka në emigracion. Premtojmë që këta këtu nuk do të gëzojnë asnjë pasuri të vjedhur. Këta nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë të vjedhur. Duhet të dalin para drejtësisë.

Nuk do të ketë asnjë cep të botës ku ata të fshehin pasuritë e tyre. Do protestojmë dhe duke u ngritur në këmbë kundër vjedhjes do ia dalim mbanë. Le të jetë 7 korriku dita e bashkimit të shqiptarëve që duan Shqipërinë. Mos harroni kur ngremë zëri vetëm atëherë ai dëgjohet”, u shpreh ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...