27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Ju vini në Tiranë, ky ja mbath se i dhembin sytë kur ju sheh”/ Këlliçi: “Shqipërinë e vërtetë e bëjmë ne që jemi sot këtu”

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë se Rama ia ka mbathur nga Tirana pasi nuk mund t’i shohi qytetarët në sy.

“Për të gjitha ata që kishin problem temperaturat e larta dhe nuk do ketë protesutes. Tju dëgjoj pak Rama Ik, ta dëgjojë Rama deri në Vlorë.

Ju vini në Tiranë, ky ja mbath nga Tirana se i dhembin sytë kur ju sheh në shesh. Vetëm për të penguar sot kishte urdhëruar mësuesit të qëndrojnë në punë. Iku dhe mori e kërpudhën me vete. Një burrë shteti do qëndronte këtu ti dëgjonte në sy qytetarët e tij. Por ky iku se i tillë burrë është. “Shqipëria që duam”, e këtyre këtu ngjitur vrau Shqipërinë e shqiptarëve, Shqipërinë tuaj. Shqipëria e Edi Ramës, Belindës, Elisës, Çuçit, Agaçit, mund të jetë vërtetë e bukur, idilike, vjen aromë parfumi, francez, ka rroba italiane, shijen e restoranteve nga Dubai, ka adrenalinën e udhëtimeve të klasit të parë. Kjo Shqipëri e këtyre dhe njerëzve që rrethojnë nuk ka të sharë. Kjo botë e tyre erdhi në jetë, u rrit dhe po majmet çdo ditë mbi Shqipërinë e shumicës së shqiptarëve duke iu marr të gjitha pasuritë.

Kjo bandë në pushtet, është banda e inceneratorëve dhe këtyre ndërtimeve. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati duke ju nxjerr sytë njëri-tjetrit nga aferat e pista ku kanë future duart. S’ka komitet ekspertësh dhe bord çmimesh, janë këta dy që e mbajnë peng Shqipërinë me paratë  inceneratorëve. Shqipëria e vërtet ka aromën e varfërisë, pasi të ardhurat e ulëta, pensionet e ndihmat s’dalin më për të marrë as gjysmën e ushqimeve bazike. Shqipëria ka pamjen e mundit të fermerëve që hedhin produktin, pamjen e shumicës që ka vështirësi të mbyllë muajin, të paguajë dritat e ujin. Ne e kemi shembullin para syve përditë. Shqipëria e vërtetë është ajo e zonjës 90-vjecare në azil që s’tërheq dot kursimet e jetës së saj. Shqipëria që duan këta është ajo e ministrave dhe ish-ministrave që kanë ato 30 milionët e asaj zonjës. Shqipërinë e vërtetë e bëjmë ne që jemi sot këtu dhe ata që do të na bashkohen në ditët dhe muajt e ardhshëm. I them çdo socialisti të ndershëm, ku e shihni ndershmërinë e Edi Ramës. A keni ju avion privat për të takuar fëmijët tuaj në mërgim. Ku është rindërtimi, mashtrime që të gjitha. Ku do I gjeni paratë për të mbushur tryezat, me çfarë rrogash do ti mbushni makina do ti blini ushqimet? Shqipërinë e ka varfëruar ky, ndaj kurrë mos thoni më ç’më duhet mua se shpëtimi i vendit tonë tani është kthyer në detyrë patriotike. Poshtë babëzia, poshtë hajdutëria. Rroftë rinia, rroftë Shqipëria.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...