27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Rama kërkon ta çnderojë flamurin”/ Kryemadhi nga protesta: “Detyra e opozitës është që të mos zhgënjejë shqiptarët”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kryemadhi nga podiumi i protestës që po zhvillohet para kryeministrisë, tha mes të tjerash se detyra e opozitës është të mos zhgënjejë qytetarët, siç bëri një vit më parë.

Kryemadhi deklaroi se Rama kërkon të çnderojë flamurin shqiptar.

“Mirëmbrëma dhe ju policë të nderuar që sot jeni njerëzit më pak të paguar, se paratë tuaja shkojnë për inceneratorët e Erion Veliajt. Ju jeni ata që na jepni më shumë forcë, sepse ju vuani siç vuajnë atyre që u prishën shtëpitë, prandaj sot në këtë takim të jashtëzakonshëm, miting madhështor, më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë që i vetmi flamur partie është flamuri shqiptar. Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve që dhanë jetën, ky flamur sot është motivi ynë më i madh, për Shqipërinë europiane.

Ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe, sepse Rama me “OpenBalkan” kërkon ta çnderojë dhe misioni ynë më i madh është të valvisim fort flamurin duke kthyer në Shqipëria djem e vajza, trurin e vendit që Rama e largoi.

Detyra e opozitës është që të mos zhgënjejë shqiptarët siç i zhgënjyem një vit më parë. Sot më shumë se kurrë, o[pozita, me parti pa parti, socialistë kudo ku janë të mblidhen të tërë për të shpëtuar Shqipërinë. Shqipëria është në rrezik më shumë se kurrë, se Edi Rama siç shiti Kosovën ashtu po shet edhe tonë Shqipërinë tonë, e të rinjve e të rejave dhe studentëve ekselentë që po ikin nga vendi. Shqipëria nuk është e politikanëve, por do të kërkojnë që të qeverisen nga politikanë të mirë dhe djemtë dhe vajzat e saj. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i dhëntë forcë dhe zoti e nderoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...