16.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Sulmi raketor rus në portin e Odesës/ Ukraina vazhdon planet për të rifilluar eksportet e grurit

Ukraina po vazhdon me planet për të rifilluar eksportet e grurit nga Odesa dhe portet e tjera të Detit të Zi, pavarësisht një sulmi raketor rus në portin e Odesës, që hodhi dyshime mbi angazhimin e Moskës ndaj marrëveshjes.

Ministri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov shkroi në Facebook më 23 korrik se “ne vazhdojmë përgatitjet teknike për nisjen e eksporteve të produkteve bujqësore nga portet tona”.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin e një dite më parë me raketa kundër portit të Odesës “barbarizëm” dhe tha se kjo tregon se Moskës nuk mund t’i besohet zbatimi i marrëveshjes së eksportit të grurit të arritur më 22 korrik.

Dy raketa ruse, Kalibir, goditën pranë një stacioni pompimi në portin Odesa, ndërsa dy të tjera u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase. Një zyrtar ushtarak ukrainas tha se raketat u qëlluan nga një anije luftarake ruse në Detin e Zi pranë rajonit ukrainas të Krimesë të pushtuar nga Rusia.

 

 

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, eksportet e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi do të rikthehen në nivelet e para luftës, prej rreth 5 milionë tonë në muaj.

Megjithëse Moska mohoi kryerjen e sulmeve me raketa në Odesa, që shkelnin marrëveshjen, sipas së cilës Moska do të garantonte kalim të sigurt brenda dhe jashtë porteve.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por pushtimi i vendit nga Rusia dhe bllokada e saj detare e porteve të Ukrainës kanë ndaluar dërgesat.

Kjo ka bërë që çmimi global i ushqimit të rritet, duke lënë miliona njerëz në vendet e varfra në rrezik të urisë dhe duke shkaktuar frikë nga trazira sociale.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Stamboll, zyrtarët ukrainas do të udhëzonin anijet përmes kanaleve të sigurta nëpër ujërat e minuara në tre porte, duke përfshirë Odesën, ku do të ngarkoheshin me grurë.

Kiev tha se rreth 20 milion ton drithë nga korrja e vitit të kaluar dhe kultura aktuale do të eksportohen sipas marrëveshjes. Eksportet mund të gjenerojnë 10 miliardë dollarë të ardhura për Ukrainën.

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, Bridget Brink e quajti sulmin “të egër”.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e quajti sulmin një sulm “frikacak” dhe tha se kjo tregon se “nënshkrimi i udhëheqësve rus ka pak rëndësi për momentin”.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se Ankaraja është “e shqetësuar” nga sulmi.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “Rusia do të mbante përgjegjësinë e plotë për thellimin e krizës globale të ushqimit” nëse sulmet do të shkaktonin kolapsin e marrëveshjes.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë për krizën ushqimore dhe ka fajësuar sanksionet perëndimore për ngadalësimin e eksporteve të ushqimit.

Ai gjithashtu ka fajësuar për krizën ushqimore vendimin e Ukrainës për të vendosur mina rreth porteve të saj në Detin e Zi.

Ukraina u detyrua të minonte zonën përreth porteve të saj për të parandaluar Rusinë të pushtonte territorin e saj nga deti./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kosova dërgon ndihma humanitare në Gazë, anija niset nga Turqia

0
Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për popullsinë palestineze në Rripin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës...

Makina bie në pishinë në Francë, shpëtohen nga mbytja nënë e bijë

0
Një nënë dhe vajza e saj 5-vjeçare i shpëtuan mbytjes mbrëmjen e së mërkurës në Francë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin...

Horoskopi ditor , e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
Dashi Një ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Në punë mund të hasni vonesa ose keqkuptime, ndaj shmangni reagimet e nxituara. Në dashuri nevojitet më...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të paradites priten reshje shiu me...

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...