29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Bajram Begaj mban fjalën e parë si president: “Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet më shumë se çdo herë”

Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e parë si president në Kuvendin e Shqipërisë pas betimit përballë deputetëve.

Ai tha se maxhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit përpara konfliktit duke theksuar se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Kriza e tranzicionit të stërgjatur dhe të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësia për të gjetur një gjuhë dhe një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni, të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim. U betova sot se do ti shërbej Kushtetutës dhe interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të kushtetutës. Këtë mision do ta kryej mbi palët. Nuk do qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat personale para interesave të kombit tonë.
Ne kemi nevojë të ridimensionojmë besimin publik i cili përbën shtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e të shkuarës dhe të tashmes. Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë me politikën e dialogut dhe bashkëjetesës. Të ndërojmë bashkërisht urdha lidhëse mes klasës politike, shtetasve dhe shtetit. Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik dhe social për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët. Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që me shumë mund i kemi ndërtuar. Le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore njëkohësisht. Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet më shumë se çdo herë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur për të qenë në vendin që i takon”, tha Begaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...