2.5 C
Tiranë
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Deputetja e PD në ceremoninë e betimit të Presidentit Begaj: “Presidenti u vendos nga Edi Rama dhe ky është fakt”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Zhupa foli edhe për mediat pas ceremonisë në Kuvend duke lënë të kuptohet se e ka informuar kreun e selisë blu për vendimin e saj që të ishte pjesë e seancës së betimit.

“Presidenti foli si garant që do të qëndrojë mbi palët politike dhe do të jetë aty për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë. Nga puna si deputete e kisha detyrë institucionale që të respektoja Kushtetutën dhe institucionet e vendit. Shpresoj dhe jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretoj qeverinë e Partisë Demokratike qoftë me zgjedhje

Ç’është e drejta ju e keni parë deklaratën e Partisë Demorkatike. Ajo që ka ndodhur është se PD me të drejtë e ka cilësuar ditën e sotme si ditën e vendosjes së monizmit, sepse siç e thashë edhe unë edhe Presidenti u vendos nga Edi Rama dhe ky është fakt. Prezenca ime këtu, nuk është se kemi pasur një qëndrim apo mbledhje grupi, por një qëndrim zyrtar të PD. Dhe gjithsecili nga deputetët, anëtar të këtij grupi merr një vendim personal nisur edhe nga deklarata. Patjetër që zoti Berisha është në dijeni të prezencës sime sot këtu”, tha Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për balonat bjelloruse që shkelin hapësirën ajrore

0
Qeveria e Lituanisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 9 dhjetor për shkak të kërcënimit që balonat e lëshuara nga Bjellorusia paraqesin për sigurinë publike. Autoritetet...

Australi, zbulohen eshtrat e një fëmije shqiptar 18-muajsh në oborrin e një shtëpie në...

0
Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetin e Brookfield, në veriperëndim të Melburnit, pasi policia australiane gjeti eshtrat e një fëmije 18-muajsh me origjinë shqiptare,...

Grupi kriminal Rraja, SPAK ekzekuton 10 arrestime në kuadër të operacionit “Rikthimi” për trafik...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ekzekutuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 10 shtetas, pjesë e grupit...

Arbitrat shqiptar marrin pjesë në UEFA Europa League

0
Të enjten priten ndeshje të rëndësishme në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, ku arbitrat shqiptarë do të luajnë një rol kyç në...

Operacioni “Grimm”: Europol çmonton rrjetin që rekrutonte të mitur si vrasës me pagesë

0
Një operacion ndërkombëtar i koduar “Grimm” ka goditur një rrjet të sofistikuar kriminal, i cili përdorte të mitur të rekrutuar nga platformat online për...