33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Skandali me drejtorin e doganave/Gazheli ktheu doganën në ‘çerdhe’ për të punësuar të afërmit e tij

Promovimi në poste të larta i zyrtarëve që kanë hesape të pambyllura me drejtësinë në vendet e BE-së, nuk është e vetmja “njollë e zezë” për drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli.

Genti Gazheli i drejton Doganat në shkelje të ligjit. Në bazë të ligjit 44, datë 27 janar 2006 ndalohet të ushtrojnë detyrën brenda të njëjtit institucion publik, punonjës të lidhur mes tyre me lidhje familjare, gjinie apo krushqie.

Alfreda Trajani është drejtoreshë e komanduar te Burimet njerëzore, ndërsa e bija, Gestina Bregu (Trajani) është specialiste te anti-korrupsioni i Doganave. Ky duket të jetë një rast i paprecedentë në të gjithë administratën shqiptare kur mamaja drejtoreshë promovon të bijën.

Eglantina Kaja është përgjegjëse te sektori i pagesave, ndërsa e bija Enxhi Kaja është doganiere te aposteriori 5 ditor.

Por nepotizmi nuk ka kursyer as paradhomën e Genti Gazhelit. Ajla Petrela është sekretare e Gazhelit, ndërsa bashkëshorti Alban Fishka është doganier fizik në doganën e Tiranës.

E thënë më thjeshtë, Doganat duket se nuk janë një “çerdhe” ku punësohen dhe promovohen ata që kanë probleme me drejtësinë në vendet fqinje, por edhe nga dy persona nga e njëjta familje, duke shkelur kështu hapur ligjin e nepotizmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...