23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

‘Shqipëria ka etje për drejtësi dhe nevojë për një shkundje’, Tabaku kërkon SPAK të ndëshkojë të ashtuquajtur ‘të paprekshmit’

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, është ndalur te afera e inceneratorëve.
Në reagimin e saj, Tabaku bën thirrje për drejtësi sa i takon këtij skandali.

REAGIMI I TABAKUT

Drejtësi për aferën e inceneratorëve!
Shifrat që publikohen nga buxheti i shtetit tregojnë si mos më mirë situatën problematike të faturave koncesionare që rëndojnë xhepat e shqiptarëve në kohë krize. Akoma më keq shumica e këtyre kontratave koncesionare kanë njollën e zezë të korrupsionit.
Janë paguar në 2021, vit pandemik, thuajse 12 mld lekë nga buxheti i shtetit për faturat e koncesioneve që në të vërtetë janë simboli i korrupsionit që po gërryen paratë e shqiptarëve dhe buxhetin e vendit.
Të mendosh që 2 mld lekë i janë paguar tre inceneratorëve që sot janë nën hetim nga SPAK kur mund t’i paguheshin qytetarëve dhe bizneseve të mbyllur nga pandemia.
Një vlerë marramendëse sidomos në këtë kohë krizze kur shqiptarët janë të varfër, të lënë pasdore dhe të harruar ndërsa qeveria mendon për grupin e oligarkëve që e sponsorizon me taksat e qytetarëve.
Kryeministri vazhdon të mbrojë këto 3 kontrata me vlerë 430 mln euro që janë vjedhja e shekullit dhe simboli i babëzisë që po gërryen përditë Shqipërinë ndërsa vendi vazhdon të mbetet nën mbetjet korruptive që kanë gjetur strehë në qeveri.
Kjo është një aferë që duhet të ndajë një herë e mirë shapin nga sheqeri. Një aferë që duhet të tregojë nëse SPAK ka integritetin e duhur dhe është në lartësinë për të cilën u votua dhe nga PD për t’u krijuar.
Shqiptarët kanë vuajtur këto 30 vite për barazinë përpara ligjit. Koha është që SPAK të ndëshkojë ata që pretendojnë se janë të paprekshëm.
Koha që pandëshkueshmëria të marrë fund dhe SPAK të gjejë guximin për të dërguar përpara togës së gjyqtarit këdo që shkel me arrogancë dhe që mendon se mund të blejë çdokënd në këtë vend.

Shqipëria ka etje për drejtësi dhe nevojë për një shkundje. Padrejtësia nuk mund të jetë norma pasi vendi jonë tanimë është zyrtarisht në negociata me BE-në.
Drejtësi për aferën e inceneratorëve! Koha që SPAK të veprojë! Koha që qeveria të pezullojë kontratat dhe pagesat e taksave të shqiptarëve për vjedhjen e shekullit!
#inceneratoret #komisionihetimor #partiademoraktike #joridatabaku #koncesionet #PPP #buxhetishtetit #qeveria #edirama #korrupsion #vjedhjashekullit #450mlneuro #shqiperia #pandemia #bashkimieuropian #integrimi #SPAK #shba #BE

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...