27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Meta: “Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë”

Ish-Presidenti ilir meta ka dalë në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, pak orë pasi shpalli ndryshimin e emrit të forcës politike, që ai krijoi në 2005.

Meta tha se ky ndryshim historik ishte i nevojshëm në rrethanat në të cilat ndodhet aktualisht Shqipëria dhe theksoi se mund të flasë lirshëm tani që nuk e mban më veshur kostumin e Kreut të Shtetit.

“Dhe për ngritjen në lartësinë e momentin historik që kërkon vendi, kemi hapur mbrëmë me një vendim  historik një rrugë të re të një force të re politike si “Partia e lirisë.

I falënderoj të gjithë ata që mund të mos e kenë pasur të lehtë për shkak të nostalgjisë dhe sakrificave të kaluara, por e di shumë mirë që janë të ndërgjegjshëm që kjo betejë e madhe është e nevojshme për të rivendosur në vend demokracinë, kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Së dyti dua të falënderoj të gjithë intelektualët që janë bashkuar që në mbrëmjen e parë si ambasadori I nderuar Agim Nesho dhe shumë të tjerë pa eksperienca të kaluara politike, që nuk duan të qëndrojnë duarkryq.

Sepse aleati më i madh i kleptokracisë është indiferenca e intelektualëve, që shpresoj se do të reagojnë fuqishëm nëpërmjet qëndrimit të tyre të lirë dhe kritik.

 

Do të fillojmë menjëherë nga puna se për fat të mirë nuk e kemi më kostumin që na sillte pyetjen a i lejohet të flasë kështu një Presidenti se padyshim i lejohet Parlamentit t’i vjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese presidentit dhe të shkojnë të betohen te Ura e Lanës. Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...