22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Kapet në flagrancë 52-vjeçari,tregëtonte ilaçe kontrabandë të cilat i mbante në banesën e tij

Një 52 vjeçar me inicialet I.M është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap nëflagrancë duke i shitur ilaçe shtetases M.G, 47 vjeçe. Pas kontrollit të zhvilluar në banesën e 52 vjeçari, u zbulua se ky ifundit tregtonte ilaçe kontrabandë të cilat i mbante në ambientet e banesës së tij.

Policia ka proceduar penalisht edhe 47 vjeçarja e cila po blinte ilaçet që shiteshin në mënyrë kontrabandë.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Medicines”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, që i mbante në banesë, vihet në pranga 52-vjeçari.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase që blinte medikamentet e dyshuara të kontrabanduara.
Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medicines”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja M. G., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që shtetasja M. G. po i blinte një sasi medikamentesh shtetasit I. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. M., në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...