28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Pas 3 vitesh mbyllur po përgatitet të rihapet katedralja Notre-Dame në Paris

Katedralja Notre-Dame në Paris është në rrugën e duhur për t’u rihapur për publikun në vitin 2024, ka bërë me dije Ministrja e Kulturës Rima Abdul Malak, më shumë se tre vjet pasi çatia e saj u shkatërrua nga një zjarr masiv. Ajo tha se faza e pastrimit të projektit të restaurimit kishte përfunduar, duke lejuar që puna e rindërtimit të fillonte në fund të verës.

Notre-Dame është mbyllur për restaurim që kur zjarri në vitin 2019 shkatërroi çatinë e saj dhe bëri që maja e saj të rrëzohej.

“Ne kemi besim se viti 2024 do të jetë viti i përfundimit të një pjese të madhe të kësaj pune, viti i rihapjes së katedrales për besimtarët dhe publikun”, tha Abdul Malak teksa vizitoi vendin.

Menjëherë pas zjarrit të prillit 2019, Presidenti Emmanuel Macron tha se katedraljam e cila daton në shekullin e 12-të , do të rindërtohej dhe më vonë premtoi se do ta rihapte për publikun deri në vitin 2024, kur Franca pret Lojërat Olimpike. Katedralja do të rikthehet në modelin e saj të mëparshëm, duke përfshirë majën 96 metra të projektuar nga arkitekti Eugene Viollet-le-Duc në mesin e viteve 1800 dhe për të cilën është zgjedhur druri i ri.

Pas përfundimit të fazës së sigurisë në vitin 2021 dhe punës për pastrimin e brendësisë së katedrales, rindërtimi përfshin veçanërisht rindërtimin e strukturës së çatisë prej druri, qemereve dhe majës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...