18.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

‘Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi’, ja si e kuptuan pronarët e shtëpisë krimin e rëndë që ndodhi sot në Elbasan

E zonja e shtëpisë ku banonin me qera çifti i bashkëjetuesve, ku ndodhi krimi në familje pas mesnatës së djeshme në Elbasan ka treguar momentin kur është larguar nga banesa, autori 37-vjeçar Ramis Mici.

Mes të tjerash, ajo ka zbuluar se viktima, Jetlira Elezi sot do të largohej nga shtëpia për t’u zhvendosur diku tjetër. Madje më tej ajo tregon se nuk i kishte marrë as pagesën pasi i kishte ardhur keq sepse ishte e vetme me një vajzë.

“Ramë gjumë mbrëmë, nuk patëm asnjë problem asgjë. Ai ishte me qira, Kishte muaj e gjysmë këtu. Kur erdhi, erdhi vetëm. Pastaj pruri zonjën. Kjo është zonja ime tha. Pas disa ditësh patën një problem, erdhi policia. Hape derën.

Më tha ke një Ramis Mici këtu me qira, hape derën tha, Kishte vajtur atje kjo ishte ankuar. E morën ikën. Pas tre katër ditësh, mbrëmë ne ramë gjumë. Nuk e pashë mirë orën se isha përgjumësh. Kur u ngrita kisha rrahjet e zemrës shumë të larta. I thirra tim shoqi, ai nuk dëgjonte. Qëndrova çerek ore, i thashë doli Ramisi përplasi portën, unë u tremba se u përplas shumë. U ngrita. I thashë drita e kësaj zonjës qenka e ndezur.

Ajo drita më bëri shkak që unë u ngrita. Pashë dera e Ramisit, hapur, dera e saj hapur. Pa burri në cep. Tha ajo qenka shtrirë. Pastaj lajmërova policinë. Kaq di. Erdhi policia dhe bëri punën e vet. Nuk dimë gjë. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marrë urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte”– tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT