25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Reforma territoriale/ Alibeaj: “Paratë e qytetarëve shkojnë për tendera korruptivë për bandën kriminale lokale”

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj së bashku me disa deputetë demokratë ka marrë pjesë në një takim me qytetarët në Elbasan për sa i përket Reformës Territoriale.

Alibeaj me anë të një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin në lidhje me disa problematika si mungesa e shërbimit ndaj qytetarëve dhe diskriminimi i zonave periferike e rurale që sipas tij janë pasojë e vendimmarrjes së qeverisë në vitet e kaluara.

Ai u shpreh se fenomene si paratë e qytetarëve që shkojnë për tendera korruptivë për banda kriminale apo investimet e pakta në infrastrukturë për banorët e zonave rurale janë pjesë e bilancit dëshpërues të “Reformës territoriale-elektorale” të vitit 2014.

DEKLARATA
Me qytetarë, grupe interesi dhe përfaqësues politikë në qarkun e Elbasanit, për të diskutuar për qëndrimin tonë mbi Reformën Administrative-Territoriale.

Mungesa e shërbimit ndaj qytetarëve, diskriminimi i zonave periferike dhe rurale, shndërrimi i bashkive në agjenci punësimi elektoral, paratë e qytetarëve që shkojnë për tendera korruptivë për bandën kriminale lokale apo oligarkun e radhës të lidhur me pushtetin e Tiranës, biznesi i vogël i kërrusur nga taksa e tarifa pa fund, në qepenat e mbyllur të të cilëve vendoset lajmërimi mortor “jepet me qera”, prodhimi bio bujqësor i sfiduar keqas nga ai importit, banorë të fshatrave që taksohen për gjelbërim (!), e që iu duhen kilometra të tëra për të marrë një shërbim elementar në qytet, infrastruktura rurale që prej vitesh nuk njeh asnjë investim, lidhjet historike dhe tradicionale të goditura nga bashkimet artificiale të territoreve, e mbi të gjitha përralla e bukur e 2014 për “administrimin vetëqeverisës” dhe “demokraci lokale” është kthyer në makth dhe barrë torturuese për njerëzit. Ky është bilanci dëshpërues i “Reformës territoriale-elektorale” të 2014.

Për qytetarët e lënë në harresë të Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Peqinit, Belshit, Cërrikut, Elbasanit, kërkohen ndryshime që të jenë funksionale, të tejkalojnë interesat politike, të ruajnë identitetin, traditën, historinë, ndjesinë e brendshme të lidhjeve komunitare, dhe të ringjallin koshiencën e humbur të të qeverisurit nga vetë njerëzit!

Së bashku me kolegët Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Zheni Gjergji e Lefter Gështenja, në Komision e pastaj në Kuvend, do përcjellim e mbështesim një reformë që vjen nga qytetarët e iu shërben qytetarëve!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...