12.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

“Rrisni rrogat dhe pensionet”/ Meta thirrje qeverisë: “Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve”

Kryetari i Partisë së Lirisë i ka bërë thirrje qeverisë të ulë çmimet, të rrisë rrogat dhe pensionet dhe të mbështesë financiarisht çdo qytetar.

Me anë të një statusi në Facebook, Meta ka akuzuar qeverinë se nuk ka asnjë plan masash në ndihmë të qytetarëve, duke krahasuar reagimin e mazhorancës me atë të vendeve të tjera europiane.

Sipas Metës, në vend të ndihmës ekonomike qeveria vazhdon të paguajnë miliona euro për Inceneratorët.

Statusi i Ilir Metës

ULNI ÇMIMET!

RRITNI RROGAT DHE PENSIONET!

MBËSHTETNI FINANCIARISHT ÇDO QYTETAR!

Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Fuqia blerëse po zvogëlohet, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga një Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë.

NUK GJEN DOT NJË MALL DHE AS MERR DOT NJË SHËRBIM, QË SOT NUK ËSHTË SHTRENJTUAR, 2 DERI NË 5 FISH!

POR NDIHMA EKONOMIKE NGA QEVERIA ËSHTË ZERO!

Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve!

Një Qeveri e ndjeshme dhe e përgjegjshme, do të bënte pikërisht atë që po ndodh sot në shumë vende europiane, siç janë bërë publike në media:

Britania e Madhe, po ndërhyn me një zbritje prej 400 £ të faturës së energjisë për çdo familje në vit;

Italia po planifikon të japë një bonus 200 € për punëtorët, që fitojnë 35,000 € në vit ose më pak;

Spanja ka ulur TVSH-në në faturat e energjisë nga 21% në 10%;

Franca po kompenson me 100 € çdo qytetar të saj;

Gjermania po jep 100 € për familjet që marrin mbështetje, ndërsa ata që marrin asistencë për strehim do të marrin një shtesë prej 270 €;

Hollanda po u ofron familjeve të kualifikuara një kompensim energjie prej 800 €, si dhe ka ulur tarifën për karburantet me 21%.

Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët.

Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori i Fierit është financuar në vlerën 3.6 miliard lekë, dhe inceneratori i Tiranës, që është financuar nga viti 2018 deri në vitin 2022 në 6.1 miliard lekë, dhe parashikohet të financohet me 3.5 miliard lekë shtesë për vitin 2023 dhe 2024.

Miliarda lekë për klientët e Qeverisë dhe zero lekë për qytetarin e thjeshtë.

Kjo Qeveri nuk meriton më të qëndrojë as edhe një minutë më shumë!

Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë do të jetë Revolucioni Antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’u a kthejë shqiptarëve!

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT