13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Ritja e çmimit të bulmetit reagon Jorida Tabaku,’Shqiptarët punojnë për qeveritarët që janë kthyer në mish e thua’

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se shqiptarët punojnë për oligarkët dhe qeveritarët. Në një postim në “Facebook”, Tabaku reagon për rritjen e çmimit të bulmetit nga 1 gushti, teksa deklaron se qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ajo pyet se ku shkojnë këto të ardhura?!

Sipas Tabakut, më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre.

“Heqja e taksave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!
Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione”, deklaron Tabaku.

POSTIMI I PLOTË
Shqiptarët punojnë për oligarkët/qeveritarët
Për shqiptarët çmimi qumështit dhe nënproduktet e tij do të rritet edhe më tej këtë javë. Çmimi qumështit shkon në thuajse 200 lek ndërkohë që priten të rriten nënproduktet e tij.

Arsyeja pas kësaj rritje të dytë lidhet me kostot e larta të produkteve të para.
Dikush mund të argumentojë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet dhe për rrjedhojë kostot e biznesit. Askush nuk mohon ndikimin e luftës.

Por kjo e fundit mbetet alibi derisa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ku shkojnë këto të ardhura?!

Në një vend ku 1 ndër 3 shqiptarë nuk e ka të sigurt vaktin a nuk do ishte një politikë me sens rishpërndarja e të ardhurave që rriten prej inflacionit?! Patjetër që po!

Madje më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre. Heqja e taksave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!

Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.

Merrni inceneratorin e Tiranës që do të indeksohet me normën e inflacionit. Pra 30% e shqiptarëve mezi paguajnë bukën e tyre kurse inceneratori Tiranës merr milionat shtesë nga arka e shtetit.

A punojnë shqiptarët për oligarkët/qeveritarët që janë kthyer në mish e thua?!

Shifrat thonë që po! Njësoj dhe arka e shtetit! Padyshim dhe xhepi shqiptarëve!

#fiskalizimi2021 #taksat #fiskalizim #shpenzimet #PPP #varferia #Opozita #PD #buxhetifamiljes #tatimet #buxheti2022 #Buxheti #INVESTIMET #tirana #oligarke #Shpenzimet #familja #koncesione #komisionifinancave #shqiperia #ekonomia #llogaridhënie #oligarki

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...