28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Deputeti i PD akuzon kryeministrin Rama: “Ka lënë pensionistët dhe familjet në mëshirë të fatit”

Deputeti i PD Dashnor Sula ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lënë pensionistët dhe familjet në mëshirë të fatit.

Sipas tij, korriku ishte muaji i fundit që pensionistët dhe familjet në nevojë morë 30 mijë lekësh të vjetra nga shteti për të përballuar rritjen e çmimeve.

“Ndërkohë qeveria ka shtyrë për në Shtator rishikimin për një paketë të dytë ndihme ekonomike per më të pamumdurit. Ministria e Financave nuk e rishikoi buxhetin, duke i lënë mijëra familje në nëvojë dhe pensionistë pa bonusin prej 3 mijë lekësh gjatë muajve të verës.

Sipas logjikës së kabinetit qeverisës të shkëputur nga realiteti, në Gusht e Shtator pensionistët e familjet në nevojë nuk duhet të konsumojnë ushqim e nuk duhet të paguajnë energjinë elektrike sepse ndonëse do duhet të jepte më shumë për këtë kategori, qeveria e zyrave të luksit nuk do u jap as 30 mijë lekshin e vjetër.

 

Besoj ju kujtohet të dashur qytetarë sesi në javët e fundit para mbarimit të sesionit qeveria u ngrit në pesh për të miratuar aktin normativ për ti dhënë oligarkëve rreth 60 milionë euro shtesë për subvencionuar rritjen e çmimeve te materialeve per punet publike. Oligarket te cilet diskutojne sesi te shtojne llogarite me miliona euro nuk prisnin nderkohe qe pensionistet dhe familjet ne nevoje që diskutojne mbijetesen duhet te presin pertej Shtatorit per te marre lemoshin.

 

Të gjitha statistikat tregojnë për një fryrje të buxhetit të shtetit për shkak se marrin më shumë para nga taksat prej rritjes së çmimeve. 342 milionë euro më tepër sesa ishte parashikuar u arkëtuan në buxhetin e shtetit për 4 muajt e parë të këtij viti. Ndërkohë së fundmi rezulton se Drejtoria e Doganave ka mbledhur 170 milionë euro më tepër sesa ishte parashikuar. Të gjitha këto janë për shkak të rritjes së sasisë së taksave nga rritja e çmimeve. Por megjithëse qeveria ka mbledhur gjysmë miliardi euro më tepër taksa nga sa ishte parashikuar, është vendi i fundit në rajon për paketën e ndihmës për qytetarët për të përballuar krizën.

A mund të na thotë dikush se ku shkojnë këto para që dalin nga xhepat e qytetareve? Ne kemi qeverinë më të çuditshme në bot. Kemi sufiçit por shtojmë edhe më shumë borxhet. Ku shkojnë këto para? (Pyetje retorike, sespe dihet, te oligarkët e pushtetarët e korruptuar)”, shkruan ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...