13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Ministria e Mbrojtjes: “Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 17 vatra zjarri, ngelen aktive 4 vatra zjarri”

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri.

Ai shprehet se, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

“Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në fshati Pecë, bashkia Finiq, lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë, fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë, fshati Ruzhdie, bashkia Patos, fshati Daullas, bashkia Fier, fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhem, fshati Rrapë, bashkia Pukë, fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë, fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë, fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë, fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës dhe në fshati Metallë, bashkia Shijak”, informoi ai.

Hysenllari theksoi se, në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.

“Aktualisht janë aktive vatrat në: fshati Postribë, bashkia Shkodër, ku ne orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nën drejtimin e bashkisë Shkodër e mbështetur me 60 forca nga FA. Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, ky zjarr ka filluar mesditën e ditës se djeshme në Parkun Kombëtar të “Qafë-Shtamë”, gjatë ditës së djeshme nuk u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbështetur nga efektivë të FA dhe nga ajri me helikopter Cougar të Ministrisë së Mbrojtjes. Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM për fikjen e tij. Fshati Shetaj, bashkia Durrës, kemi riaktivizim të vatrës se shuar ditë më parë dhe në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të mbështetura me 20 efektivë të FA-së”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...