7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Faktet e reja për vjedhjen me inceneratorët/ Vasili: “Nga rrjeti mafioz me mbështetjen e Edi Ramës”

Deputeti Petrit Vasili ka denoncuar skemën e vjedhjes përmes inceneratorëve si mafioze dhe me mbështetjen e plotë të shtetit.

Në një konferencë për mediat, Vasili tha se SPAK “do jetë i detyruar të veprojë, se mali me dokumente, ky është një fakt publik bëhet fjalë për miliarda lekë të shpërdoruara, nuk dihet se sa vete fatura po të bëhet llogari, bëhet fjalë për një vjedhje të paimagjinueshme.

Një rrjet mafioz që ka pasur mbështetje kreun e qeverisë që në mënyrë kapilare ka paralizuar shtetin që nuk kontrollonte nuk monitoronte nuk hetonte, qoftë hetimi tatimor, apo policia kriminale, që mund të hidhnin dritë është një skemë e tillë të cilës maskimi publik e depozitimi në drejtësi do jenë dy rrugë pa kthim.

Ne do i bindim përditë pa u lodhur që kjo vjedhje po gërryen përditë dhe skema e përdorur është në dritën e diellit, është mafioze dhe monstruoze që ka pasur mbështetjen kryesore vendimtare të funksionimit të saj ka pasur shtetin.

Keni parë një shtet që dallon dhe lekun e fundit te biznesi më i vogël dhe ju e dini dhe s’ka parë miliardat që rrjedhin në këto kanale. Një skemë mafioze dhe e trashë se kanë qenë të sigurtë që nuk do zbuloheshin kurrë. Drejtësia nuk devijon dot që të reagojë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...