28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kafeja më e lirë dhe më e shtrenjtë në Europë, ja në cilin vend renditet Shqipëria

Edhe kafeja më e mirë mund të lërë një shije të keqe në gojë kur shikon faturën e lokalit. Dhe në shumë qytete në Europë kafeja kushton! Por cili është qyteti që e ka kafenë më të shtenjtë në Europë dhe cili më të lirë? Na lejoni t’ju themi që në fillim se Shqipëria ka kafenë më të lirë në Europë.

Revista Travelbook ka publikuar një artikull se sa kushton të pish një kafe në Evropë. Lista e hartuar nga revista gjermane mori në konsideratë 42 qytete dhe mbi 400 menu për të identifikuar se cili qytet evropian është më i shtrenjtë për sa i përket kafesë dhe cili është më i liri.

Por çmimet e treguara nga revista gjermane janë çmime mesatare, që do të thotë se, me shumë mundësi, në disa nga këto qytete mund të pini një kafe pa pasur nevojë të shpenzoni këto shuma.

Kafeja më e shtrenjtë – Kopenhagen, Danimarkë – mesatarisht, 4 euro

Bernë, Zvicër – 3.96 euro

Reikjavik, Islandë – 3.16 euro

Paris, Francë – 2.87 euro

Monako, Montekarlo – 2.85 euro

Vjenë, Austri – 2.75 euro

Londër, Britani e Madhe – 2.70 euro

Stokholm, Suedi – 2.68 euro

Luksemburg – 2.66 euro

Athinë, Greq i– 2,61 €

Oslo, Norvegji – 2,57 €

Amsterdam, Hollandë – 2,56 €

Bruksel, Belgjikë – 2,49 €

Talin, Estoni – 2,21 €

Dublin, Irlandë – 2,20 €

Riga, Letoni – 2,10 €

Pragë, Republika Çeke – 1,99 €

Madrid, Spanjë – 1,93 €

Bratislavë, Sllovaki – 1,90 €

Berlin, Gjermani – 1,85 €

Vilnius, Lituani – 1,80 €

Lubjanë, Slloveni – 1,63 €

Nikosia, Qipro – 1,59 €

Budapest, Hungari – 1,58 €

Varshavë, Poloni – 1,55 €

Bukuresht, Rumani – 1,52 €

Zagreb, Kroaci – 1,46 €

Kiev, Ukrainë – 1,35 €

Valeta, Maltë – 1,33 €

Sofje, Bullgari – 1,21 €

Podgoricë, Mali i Zi – 1,20 €

Beograd, Serbi – 1.19 euro

Chisinau, Moldavi – 1.17 euro

Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë – 1.15 euro

Lisbonë, Portugali – 1.13 euro

Romë, Itali – 1.12 euro

Andorra la Vella, Principata e Andorrës – 1.10 euro

Qyteti i San Marinos, San Marino – 0.98 euro

Prishtinë, Kosovë – 0.90 euro

Shkup, Maqedoni e Veriut – 0.89 euro

Kafeja më e lirë – Tiranë, Shqipëri – 0.70 euro

Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të lirë se vendet e tjera të Evropës të përfshira në listë. Në Tiranë, kafeja kushton mesatarisht 0.70 euro, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagen, që është kryeqyteti europian me kafenë më të shtrenjtë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...