30.7 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Deputeti i PD tregon momentet e tmerrit në Himarë: Në rast se nuk ka masa drastike mund të ndodhë sërish

Si dëshmitar i vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia , Çollaku tha se nëse nuk ka masa drastike mund të ndodhë sërish sepse skafet vijojnë të lundrojnë mbi kokat e pushuesve.

“Ngjarje e tmerrshme. Skafi e përfshiu dhe e copëtoi në pak sekonda vogëlushen 7-vjeçare. Mbasi ngarkoi në skafin e tij një grup njerëzish po largohej për të shkuar diku. Mund të ishte larguar duke lëvizur avash, fakti që i dha gaz vuri në punë turbinat e forta dhe turbinat thithën dhe copëtuan fëmijën. Një situatë tmerri e papërshkrueshme.

E mbështes protestën. Çështja është se ishte totalisht një ngjarje për shkak të papërgjegjshmërisë. Skafe në breg të detit, sipër koka të pushuesve, një rrezik i vazhdueshëm. Një kronikë e paralajmëruar. Në rast se nuk janë masat drastike rrezikon që të ndodhë sërish”, tha Çollaku.

Ai tregoi më tej se plazhi dhe gjithë zona është boshatisur.
“Jam te zona ku ndodhi tragjedia. Kjo zonë është e shkretuar, plazhi është i shkretuar, po vendosen lule te vendi. Bizneset po mbyllen”, tha Çollaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...