27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Berisha vizit tek familja e 7-vjeçares/Edi Rama të shkarkonte me urgjencë Cuçin, vampirët e vërtetë janë ata

Kreu i PD Sali Berisha ka folur për mediat, pas vizitës së ngushëllimit në banesën e familjes Avdia, të cilët humbën vajzën e tyre Jonada, në një aksident të tmerrshëm në Himarë, ku e mitura u godit nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Teksa komentoi deklaratat e Ramës, Berisha u shpreh se në kryeministri duhet të kishte shkarkuar me urgjencë ministrin e brendshëm, dhe jo t’u vërsulej kundërshtarëve dhe gazetarëve që sipas tij bëjnë politikë me fatkeqësinë.

Nga ana tjetër Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në protestën që do të mbahet pasditen e sotme në Tiranë, përpara ministrisë së brendshme.

Berisha:

Edi Rama flet në mënyrën më përçarëse, e thashe dje dhe e them dhe sot, nuk ka njeri që nuk tronditet deri në palcë, për atë ngjarje horror.

Çfarëdoqoftë ai njeri, vampir janë ata që e nxorën të vdekur Ilvi Metën në Kavajë, vampir janë ata që vranë te dera e shtëpisë Klodian Rashën, ajo që e bën dhe më të rëndë këtë dramë, është se kryeministri i vendit, në vend që të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes Çuçi, ju vërsulet gazetarëve dhe politikanëve.

Tregon që mban anën e vampirëve të vërtetë. U shpreh ngushëllimet më të ndjera, kësaj familje fisnike, dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij, që shohin vampirë te ata që ngrejnë zërin që të dënojnë një krim horror, që do të trondiste çdo vend të botës.

Patjetër që do të jem në protestë si qytetarë, unë dhe demokratët do të jem si qytetar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...