31.3 C
Tiranë
Friday, July 3, 2026

Trupi i tij u gjet i coptuar në katër thasë, djali i viktimës thotë se askush nuk donte ta vriste atë

Alketa Kurti e Arben Kurti janë dy fëmijët e shqiptarit Shefki Kurti 72 vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar e i fshehur në katër thasë të zi, hedhur në lumin Adigetto në provincën e Rovigos.

Alketa jeton në Zvicër, ndërsa Arbeni jeton pak metra larg prindërve në komunën Badia Polesine. Është një DJ i njohur në zonën përreth e pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Për mediat italiane ai ka rrëfyer se babai Shefki Kurti është larguar nga banesa më 22 korrik 2022 pas një grindje të vogël me nënën e tij, pra me bashkëshkorten.

Ai ka zbardhur se nuk është i vërtetë informacioni se ata nuk kanë denoncuar zhdukjen e babait. Më 24 korrik 2022, pra dy ditë nga largimi i Shefkiut nga banesa, Arbeni, i biri ka informuar policinë se babai i tij ishte larguar nga banesa pas një sherri me nënën.

Historia e familjes Kurti është e ngjashme me mijëra familje të tjera shqiptare që kanë emigruar në Itali. Në fillim të viteve 90 kanë mbërritur nga Durrësi në Itali e Shefkiu i cili ishte rreth 40 vjeç e baba i dy fëmijëve të vegjël, punonte si murator.

Ata fillimisht kanë jetuar në komunën Salvaterra e më pas kanë blerë apartamentin në Badia Polesine.

“Askush nuk e donte të keqen babait e as neve”, janë fjalët e Arbenit për median lokale italiane e shton se “ka besim tek drejtësia e tek gjetja e autorëve të këtij krimi,”

Prokuroria e Rovigos po heton për vrasje të qëllimshme, copëtim e fshehje trupi.

Shefki Kurti është larguar dhe pa marrë me vete as celularin, nga i cili për momentin nuk është zbardhur asnjë detaj që mund të ndihmoj hetimet.

Sipas rrëfimit të fqinjëve, automjeti i tij tip Citroen në ngjyrë të zezë, nuk është parë për disa ditë pas largimit të Shefikut, por autoritetet policore e kanë gjetur të parkuar pak metra afër banesës.

Asnjë familjar i Shefki Kurtit nuk ka precedent penal apo probleme me drejtësinë.

Për momentin autoritetet kanë vënë në sekeustrimin apartamentin ku jetonte çifti i të moshuarve e ngjarja vazhdon të mbetet një mister.

Lindur më 7 gusht 1950 në Durrës, i martuar, me dy fëmijë, me profesionin murator e pensionist, Shefki Kurti jetonte prej disa vitesh në Itali, në komunën Badia Polesine në provincën e Rovigos.

U deshën 5 ditë për identifikimin e emrit të shqiptarit pas gjetjes së pjesëve të trupit të tij të gjymtuara, të mbyllura në thasë mbetjesh urbane e të hedhura në lumë.

Në mëngjesin e 28 korrikut, personeli që merret me bonifikimin e Adigeto, gjeti në kanalin e lumit këmbën e majtë e pak orë më vonë të së njëjtës ditë, mbyllur në katër thasë të zinj, u gjetën trupi, koka e krahët. Më 31 korrik u gjet dhe këmba e djathtë e vetëm pak orë më parë është mundur të konfirmohet identitetit i trupit të gjymtuar.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë zbardhur se trupi i shqiptarit Shefki Kurti ndodhej prej gati një jave në ujë. Autoritetet shpresojnë që autopsia do të mund të zbardhë shkakun e vdekjes së tij para se trupi të gjymtohej e të hidhej në lumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...