18.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Entet shtetërore debitore ndaj kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë ,janë duke dhënë një shembull negativ në popullatën e gjerë

Gjendja debitorë e enteve shtetërore ndaj kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë po rritet me shpejtësi, duke dhënë një shembull negativ në popullatën e gjerë, e cila përballet me dënime të rënda (shkëputje e energjisë deri në burg) në rast se nuk paguan ose abuzon.

Që nga vitin 2013 kur detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së kulmuan, borxhi në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro. Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë.

Rritjen më të madhe të detyrimeve e krijuan institucionet jo-buxhetore, të cilat përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Këto ente krijuan stok detyrimesh nga OSHEE-së 17.1 miliardë lekë 142 milionë euro me zgjerim 9.4% në krahasim me fundit e vitit. Por në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, i cili ka arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022 me zgjerim 4.6% në raport me fundin e vitit.

Qytetarët shqiptarë paguajnë fatura të larta të energjisë elektrikë, por siç duket ato do të rëndohen gjatë viteve në vijim, pasi borxhet e shtetit do të shlyhen më shumë gjasë nga taksat e shqiptarëve. Kështu ndodhi edhe në vitin 2013, kur qeveria Rama 1 vendosi të pastrojë borxhet e fshehura nga qeveria Berisha 2.

Në vitin 2013 borxhi i shtetit për faturat e papaguara të energjisë ishte rreth 9 miliardë lekë. Këto detyrime u shlyen nga borxhi që qeveria mori për këtë qëllim. Sakaq borxhi shlyhet nga taksat e qytetareve. Gati 10 vite më vonë, në vend që të kishim mësuar nga përvojat negative, situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi detyrimet po shkojnë drejt trefishimit.

Ndërmarrjet e ujësjellësit dhe ato të ndriçimit te qyteteve po rriten në stafe vit pas viti, duke pësuar fryrje të panevojshme në një kohë që cilësia e shërbimeve perceptohet në rënie nga qytetarët. Mbingarkesa me punonjës e ujësjellësve po shteron fondet që duhet të përdoreshin për shlyerjen e faturave të energjisë.

Edhe pse Ministria e Financave i ka forcuar rregullat dhe udhëzimet ndaj enteve që nuk paguajnë energjisë, por ato nuk po merren në konsideratë, pasi borxhi i enteve publike ndaj OSHEE-së po kulmon nga viti në vit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...