26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel: Nuk do diskutohet për reciprocitetin dhe targat

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi për reciprocitetin me Serbinë është rënë dakord në marrëveshjen e mëparshme të Brukselit dhe se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve në takimin e ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se vendimet janë të institucioneve të Kosovës dhe të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, ndaj nuk mund të jetë temë e diskutimit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka treguar se çfarë do të diskutohet në Bruksel.

“Për agjendën e takimit do t’ju informojmë me kohë. Vendimet për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë që janë paraparë në marrëveshjet e dakorduara nga palët në të kaluarën, prandaj nuk mund të diskutohen në këtë mbledhje”, tha Kryeziu.

Detaje për takimin e 18 gushtit nuk jep as zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se pasi Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Vuçi1 dhe kryeministri Kurti e pranuan ftesën e tij dhe ata do të priten në Bruksel më 18 gusht nga Përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës dhe agjendës më afër ditës së takimit”, thekson ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...