27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Drejtësi për Jonadën”/ Mblidhen sot në protestë, afati 72 orësh për Edi Ramën përfundoi

Qytetarët kanë organizuar një tjetër protestë ditën e sotme nën moton “Drejtësi për Jonadën”, 7 vjeçaren e cila u vra nga skafi që drejtohej nga oficeri i policisë, Arjan Tase.

Ditën e sotme në orën 19:30 është paralajmëruar të nisë protesta e thirrur nga protestuesit të cilët u mblodhën para ministrisë së brendshme dhe kryeministrisë ku edhe vendosën ultimatum prej 72 orësh për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Duket se tashmë afati prej 72 orësh ka përfunduar dhe ende asnjë lloj lëvizje nuk është ndërmarrë. Sot protestuesit do të mblidhen për të kërkuar dorëheqjen e ministrave si përgjegjës kryesor për ngjarjet e rënda të ndodhura këtë sezon turistik.

Kreu i PD, Sali Berisha dhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë bërë me dije se do të jenë në mbështetje të protestuesve ashtu si të enjtën e 4 gushtit në marshimin që u mbajt për të miturën që humbi jetën në Potam të Himarës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha ashpër ndaj Ramës: “523 arsye për ta çuar në qeli”, sulmon qeverinë për...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar...

Kërkohej nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, arrestohet në Londër Korado...

0
Korado Gështenja, i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për përfshirje në grupin kriminal që dyshohet se rrëmbeu...

12 ditë luftë për jetën, ndërron jetë Ana Dyrmishi: nuk mundi t’u mbijetonte plagëve...

0
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Turqia, ku 25-vjeçarja nga Durrësi, Ana Dyrmishi, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh luftë me jetën. E reja...

Tragjedi në Farkë, 24-vjeçari përplas me makinë vajzën 1 vjeç e gjysmë gjatë manovrës...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Farkë, ku një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi u...

“E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”, zbardhen detajet e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi rajonin e Rodopit në Greqi, ku 44-vjeçarja Esma Muço u vra me thikë...