12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shehaj publikon fakte të reja: “Gjoba ishte 2 mijë € dita, ministria e Ballukut flinte gjumë”

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e  Lirisë, Briseida Shehaj ka publikuar sot nga selia fakte të reja të grabitjes së parave dhe pronës publike nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

Denoncimi me fakte ka qenë për inceneratorin e Fierit, aty ku sipas Shehajt, Ministria e Infrastrukturës & Energjisë së bashku me koncesionarin kanë bërë një lojë të pisët “hidh e prit” me shkresa zyrtare, në kurriz të shqiptarëve për të fshehur dështimin dhe për t’i faturuar miliona buxhetit të shtetit.

“Shkresa e parë në datën 30 mars 2021 koncesionari i drejtohet supervizorit të punimeve dhe i thotë kemi përfunduar veprën. Jemi gati për testimin dhe po punojmë me ekspertët ndërkombëtarë për certifikimin e veprës. Kërkon edhe përcaktimin e anëtarve nga shteti, se kush do i përfaqësojë kur të dorëzohet vepra.

 

Shkresa e dytë më 31 mars ku Supervizori i drejtohet Ministrisë së Infrastrukturës & Energjisë, të drejtuar nga Belinda Balluku që është autoriteti kontraktor. Na lejoni t’iu informojmë se punimet për inceneratorin e Fierit kanë përfunduar më 30 mars. Gjithashtu ju bëjmë me dije se koncesionari (që zotërohet 70%) nga Klodian Zoto po bën certifikimin e impiantit nga shoqëri ndërkombëtare.

 

Më datë 23 prill i drejtohet sërish ministrisë së Belinda Ballukut për vënien në dijeni të zbatimit të projektit. Kompania ishte shumë e shqetësuar për vijimin e projektit por ministria prej një muaji flinte gjumë.

Ministria kujtohet në qershor pas dy muajsh dhe thotë personat përgjegjës do jetë koncesionari për zbatimin e projektit.

Në 24 dhjetor dhe 14 shkurt Supervizori i drejtohet koncesionarit dhe i thotë bazuar në bazën ligjore dhe duke qenë se punimet kanë përfunduar deri në 30 mars të 2021 (se duhet të ishte ndërtuar më përpara vepra) i thotë se ju kemi kërkuar informacion edhe me shkresën e 24 dhjetorit dhe i bën me dije se nga ana jonë nuk firmoset dorëzimi i veprës pa u kryer kolaudimi i impiantit.

Sërish një moment shumë i rëndësishëm në datën 28 shkurt 2022 kompania supervizore i drejtohet sërish koncesionarit dhe Sekretarit të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe i thotë me shkresën e 14 shkurtit ju kemi kërkuar të kryejmë dorëzimin e objektit. I thotë po bëni gati një vit që nuk e keni testuar impiantin e djegës dhe incenerimit të energjisë. Sanksionet që i faturohen kompanisë janë në vlerën mbi 2 mijë euro në ditë. Dhe i thotë sërish supervizori që nuk firmoset sërish situacioni përfundimtar.

Kujtohet koncesionari në mars që t’i drejtohet kompanisë dhe ministrisë, duke thënë se kanë hasur në disa ditë vonesa për të kryer kolaudimin e impiantit. Në 8 mars, 1 vit pasi kishte mbaruar vepra. Koncesionari njofton Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës se janë larguar kompanitë e huaja dhe stafi që bënin testimin.

Dhe supervizori i kthen një përgjigje në 17 mars dhe i thotë se kërkon informacion se ku është gjendja e porosive dhe a janë të gjithë elementët”, u shpreh Shehaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...