28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vladimir Putin akuzon SHBA për zgjatjen e luftimeve në Ukrainë: “Përpjekje të Uashingtonit për të ruajtur hegjemomninë globale”

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi sot Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e luftimeve në Ukrainë, si pjesë e asaj që ai i cilësoi si “përpjekje të Uashingtonit për të ruajtur hegjemomninë globale”.

Duke folur në një konferencë për sigurinë, ku merrnin pjesë zyrtarë ushtarakë nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine, zoti Putin ripohoi pretendimin e tij të hershëm, se ai i dërgoi trupat në Ukrainë në përgjigje të Uashingtonit, që e kishte kthyer Ukrainën në një vend anti-rus.

“Ata duan konflikte, që të ruajnë hegjemoninë”, akuzoi presidenti rus. “Gjendja në Ukrainë”, vazhdoi ai, “tregon se Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta zgjasin konfliktin dhe ato po veprojnë njësoj siç kanë vepruar në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine”.

Fjalimi ishte një përpjekje e re e udhëheqësit rus për të siguruar mbështetje mes dëmit që i kanë shkaktuar sanksionet e Perëndimit që kanë vënë në shënjestër sektorët e ekonomisë dhe financave, së bashku me strukturat qeveritare, zyrtarët e lartë dhe bizneset kryesore ruse, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...