33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia/ Anija me 23 mijë ton grurë niset nga Porti i Detit të Zi

Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë është nisur nga një port i Detit të Zi më 16 gusht për në Etiopi. Kjo është dërgesa e parë e këtij lloji, pjesë e një programi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet që përballen me rrezikun ndaj urisë.

Anija që mban një flamur libanez u nis nga porti ukrainas i Yuzhne, në lindje të Odesës, më 16 gusht, sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës. Sipas raportimeve të mëparshme që citonin një guvernator rajonal thanë se anija ishte nisur më 14 gusht. Megjithatë, anija në fakt qëndroi në port për arsye të paparalajmëruara.

Anija do të lundrojë për në portin e Xhibutit, ku drithi do të shkarkohet dhe do të transferohet në Etiopinë fqinje nën iniciativën e Programit Botëror të Ushqimit (WFP).

“Ministria e Infrastrukturës dhe Kombet e Bashkuara janë duke punuar në mënyrë që të rrisin furnizimet ushqimore për seksionet sociale të cenueshme të popullsisë afrikane”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Eksportet e drithërave të Ukrainës u pezulluan pasi Rusia pushtoi vendin dhe mbylli portet e Detit të Zi, duke rritur çmimet globale të ushqimeve dhe duke ngritur shqetësime për mungesat e mundshme në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje në fund të korrikut që i ka lejuar Ukrainës të rifillojë eksportin e grurit përmes porteve të saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës me Rusinë.

Etiopia është një nga pesë vendet që OKB-ja i konsideron të rrezikuara nga uria.

Sipas Programit Ushqimor Botëror, dërgesa përbënte “një moment të rëndësishëm” në përpjekjet për të eksportuar drithin ukrainas jashtë vendit dhe në vendet më të prekura nga kriza globale e ushqimit.

“Hapja e porteve të Detit të Zi është gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëjmë tani për të ndihmuar të uriturit në botë”, tha drejtori ekzekutiv i WFP-së, David Beasley.

“Do të duhen më shumë se anijet e drithit nga Ukraina për të ndalur urinë në botë, po të paktën me rikthimin e grurit ukrainas në tregjet globale, ne kemi një shans për ta ndalur këtë krizë globale të ushqimit që të rritet edhe më tej”, shtoi ai.

Që nga marrëveshja e 22 korrikut, deri më tani 17 anije janë nisur nga portet e Ukrainës me më shumë se 475.000 ton produkte bujqësore./ REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...