33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Nafta bie në bursë, Bordi e mban çmimin e lartë, Dashnor Sula: “Vjedhja nuk ka fund në Shqipëri”

Prej datës 11 gusht, shqiptarët paguajnë 221 lekë për një litër naftë, çmim ky i vendosur nga Bordi i Transparencës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kritikon Bordin e Transparencës për mënyrën sesi po vendos çmimin e karburantit në vend.

Sula thekson se çmimi në bursë vijon të ulet ndërsa në Shqipëri litri i naftës mbetet i lartë. Ai e ka cilësuar këtë fakt si një skandal të madh dhe ka akuzuar qeverinë se nuk po reagon me uljen e taksave.

Postimi i Sulës:

Skandal, si po i vjedh Bordi i Transparencës qytetarët Shqiptar. Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave.

 

Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët.

 

Prej ditësh në bursë çmimi i naftës ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por BORDI I VJEDHJES nuk denjon të ul çmimin.

Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë. Nëse do të bënim përllogaritjen duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës, një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër. Më posht po bëj përllogaritjen:

Çmimi per liter pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/liter + akcize 38.2all/liter + takse karboni 3 all/liter + takse qarkullimi 27all/liter+ takse markimi 0.61all/liter + tvsh 20% 40.27all/liter+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek per liter kosto transporti= 206.98 lek per liter.

Ky do duhet te ishte çmimi i naftes sot me pakice. Theksoj duke vendosur edhe normen e rritur te fitimit nga bordi per importuesit. Por vjedhja nuk ka fund ne Shqiperi. Bordi mblidhet menjehere per te rritur çmimin por ben sikur nuk eshte vigjilent kur behet fjale per te ulur çmimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...