20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Shikimi për momentin na iku”, ushtarët shqiptarë që u sulmuan nga shtetasit rus mbas rikuperimit

Mbrëmjen e djeshme, dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin në ruajtje të uzinës së armëve në Gramsh, janë sulmuar nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas, duke u plagosur në fytyrë.

Dy ushtarët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka u transportuan në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një prej ushtarëve shqiptarë të sulmuar nga rusët në uzinën e Gramshit tha se kishte pasur djegie në sy dhe se për disa minuta kishte humbur shikimin.

Ai tha se pavarësisht sulmit me spray, kishin arritur të neutralizonin shtetasin rus që i kishte sulmuar.
“Bëmë detyrën tonë si ushtarakë. Ka qenë i dhunshëm. Hodhi spraj, kam shenjat. Hodhi edhe nga fytyra. Shikimi për momentin na iku, por tani jemi më mirë. Me gjithë përgjegjësin e rojes e kapëm të dy dhe e mbajtëm poshtë deri sa e arrestuan”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...